Trazirat në Kapitol: Chuck Norris përgjigjet nëse ishte i pranishëm - Fotoja që ndezi zjarrin

Trazirat në Kapitol: Chuck Norris përgjigjet nëse ishte i pranishëm - Fotoja që ndezi zjarrin

08:10, 13/01/2021
A+ Aa A-

 Mbështetësit e Donald Trump protestuan në Kapitol më 6 janar 2021 ndërsa votat elektorale vërtetuan  fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 - një fitore që Trump e ka kontestuar shumë herë.

Pesë njerëz u vranë gjatë trazirave të dhunshme.

 Tani, amerikanët po kërkojnë përgjigje dhe kanë mbetur të pyesin kush ishte përfshirë në këtë sulm.

Dhe në lidhje me këtë sulm është përfshirë dhe një emër i njohur i Hollivudit, Chuck Norris.

Ky dyshim lindi pasi në rrjete sociale u publikua një foto nga protestat ku të gjithë menduan se ai ishte aktori.

Të shumtë ishin reagimet në rrjete sociale dhe për të shuar këtë zjarr të ndezur aktori ka publikuar një status në llogarinë e tij në Twitter ku shkruante :

‘’Kohët e fundit mësova së në protestat e Kapitol Hill, njeri dukej si Chuck Norris. Nuk jam unë dhe as nuk isha atje. Asnjë lloj dhune nuk i përshtatet në shoqërinë tonë. Unë jam dhe do të jem gjithmonë në anën e rendit dhe ligjit’.

Aktori 80-vjeçar ka folur hapur në të kaluarën për pikëpamjet e tij politike. 

Ai i përket partisë Republikane dhe në vitin 2016  kishte mbështetur Donald Trump në garën e tij zgjedhore me Hillary Clinton.

 Në zgjedhjet e vitit 2020, ai nuk bëri të njëjtën gjë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco