FOTO/ 'A je e lidhur me një çun që nga gjimnazi’? Ja si përgjigjet Nevina Shtylla

FOTO/ 'A je e lidhur me një çun që nga gjimnazi’? Ja si përgjigjet Nevina Shtylla

18:05, 12/01/2021
A+ Aa A-

Nevina Shtylla është padyshim një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Një nga ndjekësit e ka pyetur“A është e vërtetë që je e lidhur me një çun që nga gjimnazi?”

Kjo e fundit nuk ka ngurruar ta ndajë edhe me të tjerët këtë mesazh, duke e mohuar kategorikisht një hipotezë të tillë. “Çfarë? Hera e parë që e dëgjoj. Jo, nuk është e vërtetë!“

Kujtojmë se në korrik të vitit 2019 u zbulua lidhja e moderatores me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin ajo ishte e lidhur prej vitesh.

Por më pas u raportua se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund, teksa Nevina ka thënë shpesh se është “single”.

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco