'Kam shkuar në qendra këshillimi', Zendaya tregon për herë të parë problemin e saj

'Kam shkuar në qendra këshillimi', Zendaya tregon për herë të parë problemin e saj

14:05, 12/01/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Zendaya, ka folur së fundmi në një intervistë me 'GQ' rreth faktit se dikur njerëzit e konsideronin atë si të ftohtë dhe të egër, dhe e gjitha kjo sepse Zendaya kishte vëzhtirësi dhe probleme në fillimin e një bisede.

Ndër të tjera, ajo tregoi se ishte një fëmijë i rezervuar, por fatmirësisht arriti të ndryshonte me kalimin e kohës.

Prindërit e saj e kanë dërguar ate në qendra të ndryshme këshillimi për ta ndihmuar për të dalë nga guacka, tregoi ajo.

24-vjeçarja më pas kujtoi një rast ku stilistja i tha asaj, se dukej shumë e ftohtë dhe se njerëzit mendonin se ishte e egër.

Por Zendaya iu përgjigj se ishte thjesht nervoze dhe e ndrojtur.

"Me miqtë dhe familjen, mund të flas për çdo gjë me orë të tëra, por kur bëhet fjalë për t'u folur të huajve, më duket sikur ngec. Prandaj duhet folur me terapistë", përfundoi aktorja.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco