Çfarë ndodhi me bizhuteritë e Princeshës Diana pas vdekjes së saj?!

Çfarë ndodhi me bizhuteritë e Princeshës Diana pas vdekjes së saj?!

11:59, 12/01/2021
A+ Aa A-

Disa nga stolitë të princesh Dianës i kemi parë së fundmi tek Meghan Markle dhe Kate Middleton.

Meghan mbante unazën akuamarin të vjehrrës së saj të ndjerë, Dianës në ditën e martesës, ndërsa unaza e fejesës me gur safir e Kate ishte sigurisht e Dianës.

Por çfarë ndodhi me pjesën tjetër të stolive të çmuar të Dianës?

Pasi Diana ndërroi jetë, Willliam dhe Harry trashëguan disa nga stolitë sipas dëshirës së saj.

Ajo shkroi një letër në të cilën thuhej:

'Dëshiroj që një pjesë e stolive të mia ti mbajnë djemtë e mi në mënyrë që gratë e tyre ti përdornin në kohën e duhur’.

Këtu përfshiheshin unaza e fejës së safirit të Dukeshës së Kembrixhit dhe dy diamante që krijuan unazën e fejesës së Dukeshës së Sussex.

Harry gjithashtu i dhuroi unazën e lartë përmendur akuamarin gruas së tij, Meghanit si një dhuratë për martesë.

Por jo të gjtha stolitë e saj i përkisnin Dianës, pasi disa prej tyre i përkisnin familjes mbretërore, një huazim nga Mbretëresha.

Çfarë stoli ka marrë Kate nga ato që ishin të Dianës?

Përveç unzës së fejës, Kate ka marrë dhe disa nga pjesë të tjera të stolive të Dianës duke përfshirë vathët safir të cilët ishin një dhuratë për martesë nga Princi i Kurorës Fahd.

Image

Ajo gjithashtu ka mbajtur dhe kurorën e zbukuar me diamante e cila ishte një nga të preferuarit e Dianës ''Cambridge Lover's Knot''.

Ajo në fakt i'u dha nga Mbretëresha për ta vendosur në ditën e saj të martesës, por Kate në vend të kësaj vendosi të mbajë kurorën e familjes së saj Spencer.

Sidoqoftë ajo e mbajti atë në shumë evente më pas.

Image

Diana e kombinonte kurorën me një palë vathë margaritari nga Collingswood, të cilat Kate i vendosi në një banket shtetëror në Spanjë në 2017.

Image

Çfarë ndodhi me gjerdanin e safirit të Dianës?

‘’Choker safir’’ është ndoshta një nga gjerdanët e saj më të famshëm, të cilin e mbajti shumë kohë pas divorcit, veçanërisht në ditën e hakmarrjes  (të njëjtën natë Princi Charles u shfaq për të konfirmuar lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles). 

Fillimisht ishte një karficë zbukurimi që i ishte dhënë nga Mbretëresha, të cilën ajo më vonë e shndërroi në një gjerdan perlash.

Hera e fundit që u shfaq në publik me të ishte viti 1996 gjatë një takimi Gala.

Është përfolur se dy diamantët në të dy anët e unazës së fejesës së Meghan janë nga choker, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

Image

Bizhuteritë e dasmës së Princeshës Diana

Në ditën e martesës Diana mbante një kurorë të familjes së saj Spencer që nuk është parë në publik që nga ajo kohë.

Ajo gjithashtu mbante dhe një palë vathë diamanti të cilat ishin dhuratë nga prindërit e saj dhe që ua la Williamit dhe Harryt, kështu që një ditë shpresojmë që i shohim tek Meghan dhe Harry.

Image

Unaza e akuamarinës së Princesh Dianës

Siç dhe e dimë Meghanit iu dha unaza mahnitëse e akuamarinës me smerald në ditën e martesës me Princ Harryn.

Ishte diçka e përsosur.

Në të vërtetë ishte pjesë e një grupi Asprey, i cili gjithashtu përfshinte një byzylyk me të njëjtin gur.

Image

Seti i Princesh Dianës 'Swan Lake'

Gjerdani dhe vathët ikonë të perlave, ky set u quajt ''Liqeni i mjellmave'' për shkak se ajo  e mbajti në një perfomancë të ‘Liqenit të Mjellmave ‘ në Royal Albert Hall.

Ndërsa vathët e saj ende po krijoheshin dhe fatkeqësisht, Dianë nuk e pa kurrë produktin e përfunduar pasi vdiq pak kohë më vonë.

Ky set nuk i përkiste familjes mbretërore dhe në fakt doli në ankand dhe u shit për një shumë prej 12 milion stërlinash.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco