Rrezarta Bojaxhiu, vajza shqiptare që mahniti jurinë në ‘The Voice Kids Germany 2020’

Rrezarta Bojaxhiu, vajza shqiptare që mahniti jurinë në ‘The Voice Kids Germany 2020’

10:44, 12/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, në emisionin e mëngjesit  ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ishte e ftuar në një lidhje me 'Skype' nga Zvicra, këngëtarja shqiptare Rrezarta Bojaxhiu.

Rrezarta ka lindur dhe ka jetuar në Islandë e më pas në Zvicër e Kosovë.

Ajo, dhe pse vetëm 16 vjeçe u bë pjesë e 'The Voice Kids Germany 2020', dhe sot foli për këtë eksperiencë të paharrueshme të saj.

Rrezarta nuk e fshehu dot emocionin kur tregoi se për të kjo ishte një ëndërr, madje dhe se nuk e kishte menduar se  të gjithë do të kthenin karrigen.

“Ishte një eksperiencë shumë e mire, kurrë se kisha menduar se do të ktheheshin katër karrige pasi dukej shumë e vështirë, doja të bëja diçka që se kishte bërë njeri, diçka që të bënte ‘boom’".

Rrezarta, e cila konkuroi në një nga programet më të fashme të muzikës në Gjermani, u prezantua me një këngë të Luciano Pavarotti-t, një zgjedhje mjaft e guximshme e saj, e cila në fakt rezultoi një sukses i madh për të.

"Nessun dorma" titullohet kënga e cila e bëri jurinë gjermane të kthente karrigen për vajzën nga Shqipëria.

"Unë zgjodha një këngë të vështirë, por rezultoi zgjedhja më e mirë që kam bërë . Muzikën klasike e kam filluar në moshën 8 ose 9 vjeçare, pasi fillova muzikën pop në moshën 5-vjeçare. Këtë talent ma kanë zbuluar prindërit, dhe gjithmonë kam preferuar këngë të vështira për të kënduar.”

Ndër të tjera Rrezarta foli për një nga projektet e saj, të titulluar: ‘Ma s’shumti në botë’, këngë e cila u shoqërua me një klip të xhiruar në Tiranë.
E pyetur nga moderatori Flavio se ku synon të kunkurrojë më fort, në tregun shqiptar të muzikës apo atë gjerman, Rrezarta tregoi se synon treguan amerikan, ku dëshiron t’ju bashkohet emrave të mëdhenj si: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha etj.
‘Kam një ëndërr shumë të madhe për Amerikën, dua të tregoj talentin tim në atë vend”.

Pjesë nga intervista

Flavio: Cilat janë aspektet më të vështira që ke pasur deri tani?
Rrezarta: Unë jam gjithmonë e lumtur dhe pse duket e çuditshme, unë nuk mund të rri shumë serioze. Më të vështira i kam pasur ne fillim, kur kalova fazat para se të hyja në ‘The Voice' , dhe ishte stres sepse isha ne konkurencë me më të mirët, dhe për mua ishte e vëshitrë, kisha dhe problemin e gjuhës së pavarësisht se e njëjta gjuhë, ka një theks tjetër në Gjermani, dhe për mua ishte e vështirë.
 
Rrezarta tregoi se rrugëtimi i saj ishte deri në gjysmëfinalen e konkursit të madh, dhe tregoi se ishte e lumtur që mundësia ju dha disa fëmijëve të vegjël për në finale, duke qenë së ajo tashmë ishte e sigurt në rrugën e suksesit të saj.

Ndër të tjera, e pyetur nga Flavio mbi mbiemrin e saj, i cili ësht i njëjtë me atë të Nënë Terezës, ajo tregoi se familja e saj ka lidhje me Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun.
Gjithsesi, Rrezarta sqaroi se babai i saj asnjëherë nuk i ka treguar çfarë e kanë në të vërtetë Nënë Terezën.

Intervista, u mbyll me një këngë të kënduar live, në lidhje direkte nga Rrezarta, e cila faktoi edhe njëherë talentin e saj në muzikë. /R.Dogjani

Momenti kur të gjithë kthejnë karrigen për Rrezartën në 'The Voice Kids Germany 2020':

'Ma s'shumti në botë' nga Rrezarta:


 

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco