Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Horoskopi javor/ Puna, dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës

Horoskopi javor/ Puna, dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës

08:16, 12/01/2021
A+ Aa A-

DASHI JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Dashë, java do të fillojë astrologjikisht në 12/1, kur dhe do të krijohet katrori midis Marsit, i cili ndodhet tek Demi dhe Saturnin që ndodhet tek Ujori. Ky katror mund të krijojë një nivel vështirësie në bisedat midis miqve, vecanërisht nëse ato lidhen me kërkesa ekonomike dhe strukturore. Mirë do ishte të studjonit klimën që ekziston dhe të shihni nëse duhet të përparoni në të tilla cështje. Në 13/1, Hëna e Re që do të realizohet në shenjën e Bricjapit në takim me Plutonin, sjell në sipërfaqje disa cështje profesionale të cilat duhet tu kushtoni vëmëndje.

Dashuria

Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Bricjapi me Uranin tek Demi në 13/1 sjell zhvillime të këndshme në cështjet sentimentale. Nëse jeni i lirë, ndoshta shfaqet një interes i ri në ambjentin tuaj professional ose ka shumë mundësi të ekzistojë një flirt i fortë. Nëse përsëri jeni në një marrëdhënie, përpiquni për tu përqëndruar tek «arsyjet» që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë me partnerin tuaj dhe jo në ato vende që mund t’ju bëjnë të nervozoheni. Hëna e Re, e cila do të realizohet tek Bricjapi mund të krijojë një qëndrim shpërthyes gjatë ditëve të para të javës.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet profesionale do gjënden në epiqëndrën e interesit tuaj këtë javë, por do të duhet të keni kujdes mënyrën me të cilën i menaxhoni. Hëna e re, e cila do të krijohet në 13/1 tregon se mund të ekzistojnë përplasje midis jush dhe personave që janë në autoritet më të lartë në punën tuaj. Mendohuni me shumë kujdes ato që mund të fitoni por dhe ato që mund të humbisni, përkatësisht sipas lëvizjeve tuaja.

DEMI JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

I dashur Dem, këtë javë do ta ktheni më shumë vëmëndjen tuaj në cështje që lidhen me fushën profesionale, pasi katrori midis Marsit, që ndodhet në shenjën tuaj dhe Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/1, ka mundësi të krijojë disa vështirësi. Ndoshta nuk gjeni teren të përshtatshëm për të vepruar në mënyrësn që doni cështjet e punës dhe pavarsisht se jeni një shenjë që ka durim, këto ditë duket se nuk do e mbani mend këtë! Ηëna e Re do të realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin mund të sjellë ndryshime të tjera në marrëdhëniet me personat e mjedisit tuaj më të gjërë.

Dashuria

Cështjet tuaja sentimentale mund të shkojnë shumë mirë këtë javë mjafton të keni durim me disa cështje të cilat ka mundësi të shfaqin vështirësi. Nëse jeni i lirë, dhe në qoftë se ju intereson një person i veçantë, mund të vëreni se do të ekzistojnë disa pengesa në qasjen e tij, por nëse keni durim të jeni të sigurt se do të zgjidhen. Trekëndëshi i Afroditit që ndodhet tek Bricjapi me Uranin që ndodhet në shenjën tuaj në 13/1, mund të fshehë mjaft surpriza për ju, të cilat do t’ju shpërblejnë. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, nevojitet të jeni të sinqertë me partnerin tuaj, por pa thënë fjalë që mund ta lëndojnë.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet e punës do të shfaqen në fillimet e javës pasi katrori i Marsit me Saturnin krijojnë vështirësi. «Siguria» që keni është qetësia dhe durimi që do të rezultojnë jashtëzakonisht ndihmuese për të mund të kundërpërgjigjeni dhe në detyrimet tuaja profesionale por dhe në tekat e të tjerëve. Shmangni nevozizmin këtë javë, gjë që do të përbëjë një nga elementët tuaja bazike.

BINJAKËT JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Ju Binjakë këtë javë do të vëreni se disa cështje të cilat ju kishin shqetësuar në të kaluarën ka mundësi të shfaqën përsëri në sipërfaqje. Katrori i Marsit që ndodhet tek Demi me Saturnin që ndodhet tek Ujori, ndoshta ju ofrojnë kujtime në lidhje me zhvillimin e disa lidhjeve me persona të ambjentit tuaj dhe këto duket se do të jenë paksa “të hidhura”. Hëna e re që do të realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin mund t’ju bëjë të veproni me vendosshmëri në gjëra që dëshironi të menaxhoni, por tensioni nuk do t’ju ndihmojë t’ja dilni.

Dashuria

Këtë javë, pavarsisht se ekzistojnë shumë kënde të cilat mund të krijojnë vështirësi në rrjedhën e ngjarjeve, ka një kënd pozitiv për cështjet sentimentale, trekëndëshi midis Afërditës që ndodhet tek Bricjapi dhe Uranit që ndodhet tek Demi. Ky kënd do realizohet me saktësi në 13/1 dhe mund të rihapë përsëri një histori sentimentale të kaluarës. Gjithashtu, ka mundësi të zbulojë një fansin tuaj të fshehur apo ndjenjat e një personi për ju. Në rast se ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos lini cështjet e kaluarës të ndikojnë atë që keni ndërtuar me partnerin tuaj deri tani.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet që lidhen me fushën profesionale ka mundësi të jenë të shumta por nuk duket se do të keni humor por edhe durimin që të merreni me to. Katrori i Marsit me Uranin tregon se aksioni juaj në cështje që lidhen me punën do duhet të jetë i përcaktuar pa ndikime sentimentale apo nervozizëm. Mbani distancat e sigurisë nga personat që janë toksikë dhe do përpiqen tju ulin humorin tuaj me ato që do t’ju thonë.

GAFORRJA JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Ju Gaforre, këtë javë do duhet ti kushtoni kujdes cështjeve që lidhen me grupe dhe organizata ku jeni pjestare pasi dhe në disa biseda që do keni me shokë. Katrori i Marsit që ndodhet tek Demi me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 13/1, do t’ju vënë në procedurë t’ju qëndroni pranë personave tuaj të dashur dhe ka mundësi t’ju largojë dhe me disa nga to. Humori i mirë do t’ju ndihmojë shumë dhe zhvillimi i mirë i bisedimeve dhe punëve kolektive. Hëna e re që do krijohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 mund të spostojë klimën e cuditshme dhe në bashkpunimet tuaja, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm.

Dashuria

Kjo javë ka mundësi të shfaqë ndjenja të cilat “heshtën” periudhën e kaluar dhe ka mundësi të kuptoni se ato fshehin shumë tension. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të njihni një person i cili do “ndryshojë” përditshmërinë tuaj, pasi trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Bricjapi me Uranin që ndodhet tek Demi, flet për surpriza dhe ndryshime. Por për shkak se Hëna e re në shenjën e Bricjapit në 13/1 është vecanërisht kërkuese nuk duhet të nxitoheni të dilni në përfundime. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos “rizgjoni” cështje të kaluarës me partnerin tuaj, pasi do jenë ato që do krijojnë debate midis jush.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do duhet ti kushtoni vëmëndje bisedave që do keni në lidhje me cështjet profesionale, pasi natyra e këtyre cështjeve mund të jetë e thjeshtë, por bisedat duket se do të kenë një nivel vështirësie. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 flet për disa bashkpunime të cilat do kenë nevojë për disa ndryshime për të vazhduar të përparojnë. Disa biseda që do keni me kolegë do t’ju tregojnë cilat lidhjet profesionale mund të zhvillohen dhe cilat jo.

LUANI JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Përsa ju pëket ju Luanëve, kjo javë do keni nevojë të përdorni aftësitë tuaja dipllomatike- mjafton të mos harroni sesi ti menaxhoni- për të mundur ti shmangni disa vështirësi, vecanërisht në cështje që lidhen me cështjet ndërpersonale. Katrori i Marsit që ndodhet tek Demi me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/1 mund të sjellë biseda midis kolegësh dhe shokësh të cilat do t’ju sjellin një hidhërim apo mund të krijojnë dhe përplasje. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin tregon se dicka do të ndryshojë përditshmërinë tuaj apo në një cështje pune. Të mbani mend se asnjë ndryshime nuk është i lehtë, por disa janë të nevojshme.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të ekzistojnë një trazirë në kornizë të përgjithshme për cështjet që lidhen me disa lidhjet tuaja personale. Nëse e keni gjetur tashmë partnerin tuaj, përpiquni të mos e transmetoni nervozizmin tuaj apo ndjenjat që mund të krijohen nga fusha të tjera në lidhjen tuaj, pasi kjo do mund ta ndikojë negativisht. Nëse përsëri jeni beqarë, trekëndëshi midis Afërditës që ndodhet tek Bricjapi dhe Uranit që ndodhet tek Demi është se mund të keni një takim të këndshëm të papritur apo komunikimi me një person i cili do t’ju tërheqi interesin.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet tuaja profesionale do kalojnë t’ju kalojnë ndërmend shumë shpesh gjatë kësaj jave dhe duket se do përqendrohet më shumë në vështirësitë e tyre. Sa më shumë ti “shihni” aq më e vështirë do jetë ti menaxhoni, pasi do duhet të mbani mend se menaxhimi i tyre ka nevojë për distancim për ti parë gjërat më qartë. Katrori i Marsit- Saturnit nuk do t’ju ndihmojë aq sa në veprimet tuaja, pasi mund të krijojnë disa pengesa…

VIRGJËRESHA JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Këtë javë duket se do përqendroheni më shumë nnë cështjet që lidhen me jetën tuaj personale pasi dhe Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 tregon përkushtimin tuaj tek ajo. Takimi i Hënës së re me Plutonin nuk interpreton lehtësira dhe rezultate poztive, ndaj do duhet të tregoni shumë kujdes me lëvizjet tuaja. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet tek Ujori në fillimet e javës ndoshta sjell disa pengesa përsa ka lidhje me cështjet e përditshmërisë dhe profesionale.

Dashuria

Hënë e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit e kthen vëmëndjen tuaj në cështjet sentimentale dhe nëse jeni beqarë ka mundësi t’ju drejtojë të mendoni pothuajse në mënyrë fiksuese disa situate të cilat ju hidhëruan periudhën e kaluar. Përpiquni të përqendroheni në cështjet e të tashmes dhe mos i lunu cështjet e saj t’ju turbullojnë mendimet tuaja. Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Bricjapi me Uranin që ndodhet tek Demi është një pikë positive e kësaj jave dhe mund t’ju sjellë ndryshime të këndshme dhe zhvillime positive në cështjet sentimentale, nga atje ku nuk e prisnit.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do dilni të fituar nëse përqendroheni dhe menaxhoni cështjet tuaja të punës që herët, pasi duket se katrori i Marsit me Saturnin do krijojë si kështu ashtu, një vonesë dhe disa vështirësi në to. Për këtë arsyje nëse nuk dëshironi të jeni presionin e kohës, përpiquni të mos i lini për moment të fundit, pasi do duhet të keni ndërmend se ndoshta shfaqen dhe disa pengesa të cilat nuk i kishit ndërmend.

PESHORJA JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Peshore të dashura, këtë javë do ekzistojnë mjaft situate të cilat do t’ju drejtojnë të “xhindoseni në maksimum” por do duhet të mbani mend se do dilni më shumë të fituar nëse thjesht largoheni. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/1 krijon një nivel më shumë vështirësie në cështjet personale dhe sentimentale. Një ditë më pas Hëna e re  që do realizohet në shenjën e Bricjapit në takim me Plutonin sjell tensione me persona familjarë. Largimi nga “plagë” dhe persona që ju krijojnë nervozizëm dhe ndjeni se nuk mund ti menaxhoni, do jenë shpëtimtare këto ditë.

Dashuria

Cështjet tuaja sentimentale kanë nevojë për kujdes gjatë menaxhimit të tyre këtë javë pasi ngjarjet astrologjike që ekzistojnë mund t’ju shtojnë nervozizëm. Nëse jeni beqarë këto ditë nuk do krijojnë terren të përshtatshëm për tu afruar me disa që ju intereson, por kjo do jetë dicka e përkohshme. Nëse përsëri ndodheni në një lidhje- vecanërisht nëse jetoni me partnerin tuaj- do duhet ti kushtoni shumë kujdes cështjeve që lidhen me shtëpinë tuaj dhe familjarë, pasi ata mund të krijojnë ambjent të përshtatshëm për debate midis jush.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë duket se nuk do ti jepni shumë vëmëndje cështjeve që lidhen me punën dhe kjo është dicka që duhet të keni kujdes pasi mund t’ju drejtojë të nënvlerësoni disa cështje profesionale. Katrori i Marsit me Saturnin tregon se ndoshta nuk keni dhe ndihmën të cilën llogarisnit se do keni nga persona të caktuar. Mirë do ishte të mbështeteni tek fuqitë tuaja dhe të mos prisni dicka nga askush tjetër.

AKREPI JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Për ju Akrepë, këtë javë do të ekzistojnë cështje që do t’ju vendosin në procedurë të përplaseni akoma dhe me personat tuaj familjar. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet tek Ujori, tregon se do të jetë i vështirë për të ekzistuar mirëkuptim me të tjerët dhe kjo është diçka që do të duhej të ndiqje gjatë gjithë javës. Hëna e Re do të zhvillohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin, «do të« ndryshojë »marrëdhëniet me persona të rrethit të ngushtë, pasi do zbulojë një tjetër person në ndonjë nga këto.

Dashuria

Bisedat që do keni me partnerin tuaj këto ditë mund të përbëjnë terren të përshtatshëm për të krijuar kundërshtime dhe nga mënyra sesi do ti menaxhoni do varet dhe zhvillimi i tyre. Katrori i Marsit me Saturnin nuk lë shumë hapësira veprimi, ndaj mirë do ishte të bëni një hap pas këtë javë. Nëse jeni beqarë, një bisedë që do keni me një person që ju intereson, do është zbuluese dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni shumë gjëra për këtë.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë ka mundësi të vëreni se nuk keni mbështetjen e personave që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, dicka e cila qartazi do ndikojë në sjelljen e atyre duke bërë që dhe të ulë dhe interesin tuaj për cështjet e punës. Mirë do ishte të përpiqeni të lini pas ndonjë debat të mundshëm apo ndryshime që mund të keni me disa nga ata dhe të përqendroheni vetëm në cështje që lidhen me punën.

SHIGJETARI JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Shigjetarë të dashur, këtë javë do t’ju shqetësojnë vecanërisht disa cështje të cilat ose lidhen me përditshmërinë tuaj ose me cështje të personave tuaj të ngushtë. Katrori midis Marsit që ndodhet në shenjën e Demit dhe Saturnit që ndodhet tek Ujori tregon se do ekzistojnë biseda të cilat nuk do dërgojnë gjëkundi, ndaj dhe do duhet të ruani një kujdes ndaj tyre. Hëna e re që do realuzohet në 13/1 tek Bricjapi në takim me Plutonin, tregon se mund të dilni vecanërisht të fituar nëse përqendroheni dhe merreni me cështjet tuaja ekonomike.

Dashuria

Këtë javë nuk do pranoni lehtë ndonjë mendim të ndryshëm nga i juaji dhe kjo është dicka që mund t’ju dërgojë në përplasje me partnerin tuaj. Vecanërisht gjatë ditëve të para të javës do duhet ti kushtoni shumë kujdes kësaj, pasi një kundërshtim mund të përfundojë në një debat të fortë dhe serjoz midis jush. Nëse përsëri jeni beqarë, ka shumë mundësi të pranoni flirtin e një personi dhe kjo do t’ju ngrejë vetëbesimin tuaj, por do nevojiten lëvizje të kujdesshmë për tu zhvilluar ashtu si e keni ndërmend.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet tuaja profesionale dhe bisedat që do lidhen me skeletin ekonomik të cështjeve profesionale, do kenë ndërin e tyre këtë javë. Hëna e re që realizohet tek Bricjapi, tregon se do ekzistojnë mundësi për të rritur të ardhurat tuaja apo për të bërë një marrëveshje të re interesante. Ajo që nevojitet për të arritur është të përshtateni me klimën që ekziston rreth jush por edhe ti kushtoni vëmëndje të dhënave që keni, për të mundur të veproni në mënyrën e përshtatshme.

BRICJAPI JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Ju Bricjapë, këtë javë do të duhet ti kushtoni një vëmendje të madhe cështjeve, të cilat lidhen dhe me marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, por edhe ato ekonomike, për të mos dalë të dëmtuar. Katrori midis Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin i cili ndodhet tek Ujori, tregon se ndoshta shfaqen disa pengesa për shkak të zhvillimit të një cështjeje tuaj sentimentale. Nga ana tjetër, Hëna e re, e cila do të realizohet në sehnjën tuaj më 13/1, në një takim me Plutonin, tregon guxim dhe dëshirë për të arritur c’do gjë që vini ndërmend. Kini kujdës pasi kjo mund të përbëjë shkak për të “presionuar” persona dhe situata.

Dashuria

Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën tuaj këtë javë mund të jetë shumë kërkuese dhe ka mundësi të’ju drejtojë në një sjellje pushtuese përballë partnerit tuaj- nëse jeni beqarë- tek dikush që ju intereson. Por nga ana tjetër në kombinim me trekëndëshin midis Afërditës që ndodhet dhe ajo në shenjën tuaj dhe të Uranit që ndodhet tek Demi, tregon se nuk ka mundësi të mos arrini c’do gjë që vini ndërmend. Për të ruajtur balancat do të jetë vëshirë por edhe shpëtimtare për zhvillimet në cështjet tuaja sentimentale.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet hecin mirë këtë javë vetëm që mendja juaj duket se do ndodhet në cështjet që lidhen me jetën tuaj personale dhe jo cështjet që lidhen me punën! Pavarsisht kësaj, do duhet të jeni të kujdesshëm vecanërisht nëse menaxhoni cështje ekonomike apo nëse këto ditë keni një bisedë nga e cila do varet e ardhmja e një marrëveshje ekonomike.

UJORI JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Ujorë këtë javë mund të mos ekzistojë zhvillimi që dëshironi në cështjet profesionale dhe personale ndaj dhe do duhet të keni durim. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet në shenjën tuaj, nuk krijon terren të përshtatshëm për të vepruar në cështje të caktuara. Kini kujdes cështje të vecanta që lidhen me cështjet familjare apo pasuritë e paluajtshme pasi atje ka mundësi të krijohen më shumë pengesa. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapi në 13/1 tregon prapaskena, ndaj do duhet të jeni të kujdesshëm me cilët i ndani të rejat tuaja.

Dashuria

Cështjet tuaja sentimentale do t’ju mbajnë vecanërisht të zënë këtë javë pasi ndoshta ndjeni se nuk e keni mënyrën për të menaxhuar disa nga to. Katrori i Marsit me Saturnin do krijojnë disa pengesa në ato që dëshironi të bëni dhe nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet ti kushtoni kujdes aq sa atyre që doni ju aq edhe atyre që dëshiron partneri juaj. Nëse jeni beqarë, mos u nxitoni të përralloni gjëra rreth një personi  që jeni njohur së fundmi, vecanërisht nëse nuk jeni të sigurt për qëllimet e tij!

Puna dhe Ekonomia

Disa plane që lidhen me punën dhe cështjet tuaja profesionale do nevojitet të presin pasi këtë javë ka mundësi të mos ekzistojë hapësira e përshtatshme për të mundur ti përmbushni. Katrori i Marsit me Saturnin tregon disa pengesa të cilat do krijojnë vonesa dhe nuk përjashtohet të krijojnë dhe kundërshtime midis jush dhe disa personave që ndodhen në ambjentin tuaj professional. Sa ditët kalojnë, do ekzistojë më shumë liri veprimi.

PESHQIT JAVOR

11/01/2021 TO 17/01/2021

Për Peshqit, këtë javë do nevojitet ti kushtojnë shumë vëmëndje cështjeve që ekzistojnë akoma të lëna pezull nga e kaluara pasi ato do t’ju tërheqin interesin tuaj. Katrori midis Marsit që ndodhet në shenjën e Demit dhe Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorut mund t’ju krijojë hapësirë të përshtatshme për kundërshtime me persona që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë për shkak të cështjeve të kaluarës. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 do t’ju vënë në procedurë të shihni me kujdes lidhjet me persona shoqërorë, pasi do të ndryshojë “thelbi” në disa prej tyre.

Dashuria

Cështjet tuaja sentimentale do t’ju shqetësojnë mjaftueshëm këtë javë, ndoshta do të ekzistojnë cështje të cilat do t’ju kthejnë disa lëvizje që keni bërë në të kaluarën. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, tani është momenti përshtatshëm për tu përqendruar në të, dhe ti kushtoni kohë vetes dhe partnerit tuaj. Një bisedë “gjithëpërfshirëse” dhe sinqeriteti, do përbëjnë elementët shumë ndihmues midis jush. Nëse përsëri jeni beqarë, do afroheni më pranë me një person i cili deri tani ishte shoku juaj, por tani ndoshta bëhet partner.

Puna dhe Ekonomia

Punët, detyrimet dhe c’do gjë tjetër që lidhet me përditshmërinë do t’ju vënë në procedurë të veproni, për të menaxhuar disa nga të mësipërmet. Sigurisht do duhet të keni ndërmend se aksioni juaj këtë javë nuk do jetë cështje e lehtë dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë persona të cilët do përpiqen t’ju pengojnë. Përgjigjia më e mirë në këto është të përqendroheni tek “qellimi” juaj dhe të mos i kushtoni rëndësi në c’do gjë tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco