Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Pas bullizimit të Hailey nga fansat e Selenës, reagon Justin Bieber

Pas bullizimit të Hailey nga fansat e Selenës, reagon Justin Bieber

14:45, 04/12/2020
A+ Aa A-

Pas ndarjes së Justin Bieber nga këngëtarja e famshme Selena Gomez, fansat u irrituan shumë, dhe ky irritim u rrit akoma më shumë, kur Justin u pa në krahët e Hailey Bieber, me të cilën tashmë është i martuar.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë që nga ndarja e tyre, fansat e dyshes së vjetër Selena dhe Justin të cilët janë të shumtë në numër, vazhdojnë të reagojnë në rrjete sociale për ndarjen e tyre duke bërë komente të ndryshme.

Deri tani këngëtari nuk kishte reaguar ndaj komenteve, derisa një fanse e Selena Gomez komentoi duke bërë thirrje për bullizëm ndaj bashkëshortes së tij.

“Hailey Baldwin do jetë LIVE në Instagram,”- thotë fansja në një video që Justin Bieber publikoi në Instagram.
 
Ndërsa më pas shtoi: “Ajo do flasë për veten e saj, 20 pyetje me Justin Bieber. Ky është momenti kur nuk do e heqë opsionin e komenteve, ndaj le ta “bombardojmë” dukë thënë që Selena është më e mirë. Ju lutem, le ta bëjmë këtë.”
 

26-vjeçari vendosi t’i përgjigjej duke shkruar: “Ky njeri inkurajoi njerëzit që t’i thoshin bashkëshortes sime se marrëdhënia ime e mëparshme ishte më e mirë. Duhet ta ndaja këtë me ju për të kuptuar se me çfarë përballemi çdo ditë.”
 
Këngëtari u shpreh se është e vështirë të shikosh sesi njerëzit vazhdimisht bullizojnë gruan e tij.
“Pasi vura re që ajo lehtësisht mund të më prishte humorin, mendova për jetën e saj dhe sesa e mjerueshme duhet të jetë që dëshiron ta kalojë jetën duke u përpjekur t’i bëjë të tjerët të ndihen keq,”– tha Justin duke iu drejtuar kometueses.
 
Modelja ripostoi fjalët e bashkëshortit të saj dhe shkroi: “Ka arritur vërtet një nivel zemërimi dhe urrejtje që është e pashëndetshme dhe e trishtueshme. Kurrë nuk do dëshiroja që një njeri të trajtohej në këtë mënyrë dhe nuk do ta fla këtë sjellje urrejtëse. Dua vetëm të mëbshtes dhe inkurajoj gratë e tjera në këtë industri dhe t’iu uroj vetëm sukses. Uroj që të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e mi ta bëjnë këtë gjë.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco