Anxhela i thotë të gjitha për 'Syrikeq', nga Eurovizioni deri tek puthjet që i jepte në mëngjes Leonardo DiCaprios

Anxhela i thotë të gjitha për 'Syrikeq', nga Eurovizioni deri tek puthjet që i jepte në mëngjes Leonardo DiCaprios

14:10, 04/12/2020
A+ Aa A-

E ftuara speciale së fundmi në programin ‘Syrikeq’ ishte këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, emri i së cilës është përfolur gjatë në media kohët e fundit. 

Arsyeja e vënies në qëndër të vëmëndjes ishte pasi në shumë portale u shkruajt se Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë në 2021 në  Eurovizon,  kur Festivali i këngës në RTSH akoma nuk është mbajtur.

Biseda: 

Kelvi: U bë një vit e ca që ty të ka një nurë bukurie?

Anxhela: Ngaqë jam dobësuar dhe sekreti i kësaj është të mos hash, nuk ka sekret tjetër.

Kelvi: Kohët e fundit është folur që është mbledhur një lloj jurie, të cilët kanë nxjerrë Anxhelën fituese, pastaj u përgënjeshtura nga zërat zyrtarë të festivalit, çfarë ndodhi?

Anxhela: Nuk kam dashur të flas për këtë pjesë pasi ishte një budallallëk me brirë, portalet duhet të ketë shumë kujdes ku i marrin lajmet, sepse e kanë marrë lajmin nga Facebook-u i një personi që bëri një parashikim personal dhe e kanë nxjerrë si lajm zyrtar, gjë e cila nuk është aspak e drejtë. Ishte thjesht parashikimi i një personi sic bëjnë të gjithë personat parashikimet e tyre në llogaritë e tyre personale. Ai e kishte bërë një formë shakaje, sikur kishte mbledhur një juri dhe bëri një lloj parashikimi, ai e kishte bërë 20 vitet e fundit por që nuk ishte bërë ndonjëherë lajm. Megjithatë portaleve ju duk interesante për lajm dhe e bënë. Pas kësaj kam marrë dhe urime por kaloi.

Kelvi: Çfarë ndjenë një artist kur të gjithë thonë se do fitosh? Si ndihesh ti?

Anxhela: Ndonjëherë është shumë pozitive kur të gjithë thonë që do fitosh ti sepse mendon që ti vërtet vlen, sigurisht që është dhe përgjegjësi. Por nga ana tjetër mund të jetë dhe një anti-reklam e vogël sepse duke përmendur vetëm një person që do të fitojë, në fund fare në qoftëse ky person me të vërtetë e meriton të fitoj, do thonë diheshe që do e merrte kjo dhe kjo ndodh në çdo festival. Për mendimin tim Festivali ka dhe këngë të tjera të mira si kënga e Era Rusit, pretendente për në Eurovizion, janë shumë.

Kelvi: Duket sikur së fundmi këngëtarët bëjnë këngët e tyre për skena të mëdha si Eurovizioni. Ka qënë ky qëllimi i jotë në vetvete kur je nisur të marrësh pjesë në Festival, apo ti thjesht dëshiron të nxjerrësh një produkt të mirë?

Anxhela: Kur vendosëm me Klevin që të bëjmë një këngë për në Festival unë i thashë që dua të bëjë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë këngëtarët duke u menduar që të nxjerrin këngë të denja për në Eurovizion, i prishin këngët e tyre. Sepse Erovizioni nuk ka një gjë të veçantë, mund të çosh një këngë të bukur dhe në qoftëse kënga është e bukur do të hyjë në finale. Pavarësisht që aty ka dhe gjëra të tjera si votimet me shtete, politika të ndryshme në të cilat ti mund te kesh një këngë shumë të bukur dhe mos të vlerësohesh ashtu siç duhet, por që mendoj që të gjithë e kanë synimin të shkojnë në Eurovizion.

Kelvi: Kënga jote titullohet "Karma' , ka ndonjë gjë personale në këtë tekst?

Anxhela: Deri më tani nuk më ka mërzitur shumë ‘Karma’ sepse kam qënë një njeri që i kam ndihmuar të tjerët, jam sjellur mirë dhe mendoj se deri më tani karma ka qënë e mirë me mua dhe teksti është thjesht një imagjinatë, nuk është jeta ime personale në këto momente, por që mendoj se çdo njeri është gjetur në atë pozicion, qoftë dhe njëherë në jetë.

Kelvi: Çfarë veshje do të kesh në Festival?

Anxhela: Nuk e di akoma veshjen që do të kem por stilisti im është Joni Peçi, do e shoh këto ditë prandaj dhe këto ditë janë intesive sepse duhet të zgjedh shumë gjëra, por kam përshtypjen që do të jetë një gjë shumë e bukur.

Kelvi: Cili është heroi jot në jetë?

Anxhela: Babi, në të gjitha drejtimet ka qënë dhe do të jetë heroi im dhe është njeriu më i mirë që njoh dhe do të doja të njihja shumë njerëz të mirë si ai në jetë.

Kelvi: Çfarë mendimi ke ti për muzikën që krijohet në ditë e sotme?

Anxhela: Ka evoluar çdo gjë , ka evoluar dhe muzika ndoshta nuk është bërë më e mirë se ç’ka qënë, unë për vetë jam fanse e muzikës së vjetër megjithatë artisti që do të krijoj gjëra të mira, krijon gjërat të mira pavarësisht që tregu është pak i ndryshëm nga adoloshenca që kemi qënë ne, por që nuk është vetëm në Shqipëri është në të gjithë botën

Kelvi: Ke një artist shqiptar që të pëlqen shumë?

Anxhela: Janë disa artistë, duke qënë një këngëtare që më pëlqëjnë këngëtaret që këndojnë live do të veçoj Aurela Gaçe.

Kelvi: Ku do të doje të jetojë tjetër përvec Shqipërisë?

Anxhela: Unë kam jetuar në Greqi dhe do të doja të jetoja atje sepse ndoshta u mësova me mënyrën e jetës, ndoshta që krijova shoqëri, por në qoftëse do të mendoja për një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi do të doja të isha në Amerikë.

Kelvi: Cila është frika jote më e madhe ?

Anxhela: Frika ime më e madhe është të humbas njerëzit që dua.

Kelvi: Çfarë do të ndryshoje tek vetja jote?

Anxhela: Më pëlqen vetja kështu siç jam, nuk do të ndryshojë gjë, gjithmonë nga karakteri.

Kelvi: Çfarë të bën më shumë me nerva?

Anxhela: Më bëjnë shumë me nerva njërëzit fodull, dmth njerëzit që thonë gjithë kohën ‘jam unë, di shumë mirë, njerëzit që kanë pordhë kotë , këto gjëra më bezdisin shumë. Njerëzit që i japin vlera vetes duke mos pritur që t’jua japin të tjerët.

Kelvi: Çfarë ankese do të veçojë në lidhje me punën tënde?

Anxhela: Dhe puna jonë si çdo punë tjetër ka probleme, pro problemi që ekziston në shumicën e punërave në Shqipëri ndoshta më shumë në profesionin tonë është që të lajnë e të lyejnë kot.

Kelvi: Është shumë e vështirë që në Shqipëri, një femër e sukseshme dhe e bukur në pamje, të ketë në krah një mashkull ta bëjë të ndihet e realizuar. Si e shikon ti këtë gjë?

Anxhela: Mendoj që ky është një problem që nuk është vetëm në Shqipëri me femrat e suksesshme dhe të arritura është një problem që është kudo se dhe në Greqi shikoja çfarë bëhej vërdallë, meshkujt preferojë që të kenë në krah femra ‘jo burra’. Ne jemi më të pavarura, kemi jetën tonë, kemi ekonominë dhe meshkujt janë mësuar të kenë femra më të varura ndaj tyre. Ndoshta kjo pjesa e pavarësisë do pak më shumë ‘’këllqe ‘’ nga një mashkull për të mbajtur nëj femër të tillë. Kështu që prandaj jemi të fundit që stabilizohemi dhe ndoshta është dhe për aryse të punës sepse një këngëtare nuk është kurrë pjese ë një jetë normale. Ndoshta jashte shtetit janë më mëndje hapur meshkujt dhe arrijnë të shohin gjëra më ndryshe sesa në Shqipëri sepse këtu mentaliteti vazhdon të jetë i tillë.

Kelvi: Cili ka qënë fiksimi jot i parë dhe në çfarë moshe?

Anxhela: Fiksimi im më i madh ka qënë Leonardo Di Caprio dhe flija me posterin e tij sipër kokës dhe çdo mëngjes kur ngrihesha nga gjumi e puthja. Megjithatë mbas Leonardos gustet e mia ndryshuan dhe kaluan tek brunët dhe vazhdoj të jem tek brunët.

Kelvi: Filmi i jot i preferuar ?

Anxhela: Kam shumë filma të preferuar më pëlqejnë trillerit dhe romancat. Po të them një film që e kam parë së fundmi  ‘’The old boy’’ që më ka pëlqyer pa fund dhe nga romanca më pëlqen shumë ‘The note book’. Do të doja të kisha një dashuri si në këtë film.

Kelvi:Dhe pyetja e fundit  në lidhje me COVID-19 e keni kaluar ?

Anxhela: E kam kaluar para një muaji dhe sigurisht kam pasur dhe kontakte të afërta sepse prindërit e mi e kaluan në gusht. Fatmirësisht familja jonë e kaloi lehtë ndoshta prindërit pak më rëndë por unë dhe vëllai shumë lehtë, megjitahtë kam pasur dhe kontakte jashtë familjes që e kanë kaluar shumë rëndë, mendoj që është i tmerrshëm, duhet që njerëzit të mbrohen dhe të ndërgjegjësohen sepse asnjëherë nuk e di si të kap lapsi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco