Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Këto janë shenjat me fat të dhjetorit

Këto janë shenjat me fat të dhjetorit

08:53, 04/12/2020
A+ Aa A-

Muaji dhjetor sapo ka filluar që do të thotë që po përgatiteni t’i jepni lamtumirën një viti tjetër që po largohet.

Dhe çfarë viti!

Sigurisht që atmosfera e Krishtlindjeve nuk është e njejtë këtë vit, por ka shumë arsye për të festuar- veçanërisht nëse jeni një nga shenjat e mëposhtme.

Binjakët

Hëna e re e muajit do të prekë shtëpinë tuaj të 7-të që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërpersonale, që do të bëjë të sjellë fillime të reja dinamike me partnerin tuaj.

Hermesi dhe Afërdita do të bashkojnë forcat me Diellin dhe të gjithë së bashku do t’ju inkurajojnë të merrni pjesë në diskutime filoziofike dhe t’ju frymëzojë të bëni shumë aventura.

Nëse jeni beqar, kjo është mundësia për të hedhur një hap tjetër.

Luani

Dielli, Mërkuri dhe Venusi ndriçojnë shtëpinë tuaj të 5-të që ka të bëjë me vetë-eksplorimin, pasionin, kënaqësinë dhe eklipsi i Hënës do të sjellë fillime të reja në këtë fushë të jetës tuaj, në të njëjtën kohë.

Pavarësisht nëse është romantike apo krijuese, bëni diçka që ju frymëzon këtë muaj.

Zemra dhe mendja juaj do të jenë në sikron dhe do të keni fatin të gjeni njerëz që do t'ju motivojnë dhe frymëzojnë gjatë rrugës.

Shigjetari

Me Diellin, Mërkurin dhe Venusin në shenjën tuaj të zodiakut, ju jo vetëm që ndiheni të aktivizuar por edhe të frymëzuar për të ndjekur ëndërrat tuaja.

Ju e dini më mirë se kushdo që gjithçka është e mundur me mendimin e duhur por duhet të vazhdoni t’ja kujtoni vetes gjatë gjithë muajit.

Gjithashtu dhe Saturni do të ndriçojë shtëpinë tuaj të 3-të që ka të bëjë me komunikimin, proceset dhe mjedisin e afërt.

Çështjet në lidhje me teknologjinë, rrjetet, të mësuarit dhe komunitetin do të bëhen të rëndësishme, sigurohuni që t'i mbani sytë hapur.

E ardhmja juaj është e ndritshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco