‘Ça dreqin është ky muhabet?’ Roza Lati shpërthen në kritika të ashpra për Megi Pojanin

‘Ça dreqin është ky muhabet?’ Roza Lati shpërthen në kritika të ashpra për Megi Pojanin

19:34, 03/12/2020
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur, Roza Lati ka postuar një klip të shkurtër të emisionit “ Maska”, që prezanton Megi Pojani, në dixhiturën është shprehur e irrituar dhe e zemëruar, për mungesën e distancimit fizik.

Sipas Rozës, pamje të tilla janë të papranueshme pasi bëhet fjalë për standarte të dyfishta, pasi televizioni “Ora” ku ajo punon është përballur me gjoba, për mos-respektimin e masave për Covid-19.

A s’është ligji i barabartë për të gjithë? Jemi në kohë pandemie dhe nën presion që dënohemi me gjobë nëse afrohemi fizikisht në studio, në ekran ndërkohë po shoh në televizione dhe emisione të tjera që po i lujn fënë duke qenë ngjit e ngjit e duke u prek e fërkuar. Ca dreqin është ky muhabet?” – ka shkruar Roza

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco