VIDEO/ Të dashuruar si ditën e parë, çifti i njohur feston 20 vjetorin e martesës

VIDEO/ Të dashuruar si ditën e parë, çifti i njohur feston 20 vjetorin e martesës

19:08, 03/12/2020
A+ Aa A-

Aktorja dhe këngëtarja e njohur meksikane, Thalia ka festuar ditën e djeshme 20 vjetorin e martesës.

Në historinë e dashurisë midis Thalía dhe Tommy Mottola, 2 Dhjetori është një nga datat më të veçanta, pasi ishte dita kur këngëtarja eci drejt altarit të Katedrales së Shën Patrikut, në New York, për t'i dhënë atij “PO”. 

Në dasmën e çiftit kanë qenë të ftuar disa yjet e Hollywood-it dhe jo vetëm, si Michael Jackson, Gloria dhe Emilio Estefan, Jennifer Lopez, Marc Anthony dhe Danny DeVito. 

Në një video të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihen momente nga dasma e tyre, duke treguar edhe njëherë se ata duhen njësoj si ditën e parë.

49 vjeçarja e shoqëroi këtë klip me një dedikim prekës për babain e dy fëmijëve të saj, Sabrina dhe Matthew.

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime. Këto 22 vjet së bashku kanë qenë gjëja më e bukur që na ka ndodhur në këtë jetë. 20 vjet më parë, ne u larguam nga Katedralja e Shën Patrikut plot iluzione dhe plane dhe shiko deri ku kemi arritur, dashuria ime. Unë të dua sot dhe gjithmonë dhe falënderoj Zotin që së bashku mund t'i shoqërojmë fëmijët tanë gjatë kësaj jete. Gëzuar 20 vjet martesë i dashuri im @Tommymottolla! ”

Thalia është e njohur në Shqipëri nga serialet dhe telenovelat ku ajo marrë pjesë, “Rosalinda”, “MariMar”, “Maria Mercedez” etj.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco