VIDEO/ Ylli i muzikës pop tregon se është infektuar me Covid-19

VIDEO/ Ylli i muzikës pop tregon se është infektuar me Covid-19

18:08, 03/12/2020
A+ Aa A-

Ylli i muzikës pop, Gloria Estefan është infektuar me Covid-19.

 63 vjeçare, në një video të ndarë në Instagram të martën tregon se është pozivite me COVID-19.

Estefan tregoi se darkoi jashtë në një restorant në Miami më 30 tetor dhe pas kësaj bëri testin, por që doli negativ.

“E vetmja gjë që unë mund të imagjinoj se ka ndodhur është që dikush erdhi tek unë kur po haja dhe më goditi në shpatull”, kujton ajo. “Ata ishin shumë afër, nuk kishin maskë dhe po më tregonin gjëra të bukura – por kjo është e vetmja gjë që kam bërë jashtë karantinës time”, ka thënë ajo.

Por pak ditë më vonë, ajo kuptoi se i kishte humbur shija dhe kjo ishte një nga simptomat e coronavirusit.

Ajo doli pozitive nga tampon i dytë dhe u izolua në shtëpi për më shumë se dy javë.

Megjithatë, Gloria ka rezultuar negative dy herë javën e kaluar.

Këngëtarja u bëri thirrje fansave të mbajnë maska dhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco