Capital T çudit fansat me gjestin e tij, ja çfarë bën për bamirësi

Capital T çudit fansat me gjestin e tij, ja çfarë bën për bamirësi

17:11, 03/12/2020
A+ Aa A-

Reperi i njohur shqiptar ka ndërmarrë së fundmi një iniciativë për të mbledhur fonde për bamirësi, nëpërmjet një ankandi. Capital T ka vendosur të nxjerrë në shitje atletet e tij, të firmës Adidas dhe të ardhurat do të shkojnë të gjitha për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kjo ide e këngëtarit të njohur ka lindur pas pjesmarrjes në emisionin Gjoni Black. Vetë gazetari i njohur në Kosovë, Meriton Krasniqi e ka nisur këtë ankand në profilin e tij në Instagram, ku të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë dhe atletet do ti shiten personit që ofron çmimin më të lartë.

Kjo nuk është hera e parë që Capital T përfshihet në vepra bamirësie. Reperi i suksesshëm shqiptar ka kontribuar për njerëzit në nevojë, si dhe ishte shumë aktiv në ndihmën e ofruar të gjithë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco