FOTO/ Bashkëshortja e Gold AG bën dedikimin e ëmbël për të birin

FOTO/ Bashkëshortja e Gold AG bën dedikimin e ëmbël për të birin

21:17, 02/12/2020
A+ Aa A-

Më 28 nëntor, erdhi në jetë djali i Gold Ag dhe bashkëshortes së tij, Ermira Shkodra, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Ermira ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto, krah së cilës shkruante disa fjalë zemre.

Ajo tregoi tortën e veçantë që zgjodhën t’i bëjnë të birit, ku shkruhej: “Mirë se erdhe Gueril”.

“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili.

Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin.

Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja,”- shkruan ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco