Në eventin e LGBT, Dua Lipa përlotet teksa pranon çmimin

Në eventin e LGBT, Dua Lipa përlotet teksa pranon çmimin

12:46, 02/12/2020
A+ Aa A-

“Attitude Awards”, eventit të madh të ndarjes së çmimeve që u organizua nga komuniteti LGBTI, i janë bashkuar disa personazhe të famshëm si: Dua Lipa, Taylor Swift, Luke Evans dhe Stephen Fry, të cilët morën dhe çmime nga ky event.

Por, teksa pranoi çmimin e saj, duket se Dua Lipa u prek nga kjo kauzë e cila ka arritur të shkaktojë dhe probleme mendore tek ato që janë pjesë e saj.

Ajo foli për të rinjtë e komunitetit LGBT që kanë luftuar me shëndetin e tyre mendor gjatë periudhës së Covid-19.

Duke treguar se si është rritur numri i të rinjve që kanë vrarë veten në vitin 2020, ajo u bëri thirrje atyre që shikonin: “Nëse keni dikë që ju mendoni se është i prekshëm, ju lutemi mos prisni që ata të zgjasin dorën”, u shpreh e përlotur ylli i popit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco