Byshrën e përplas një makinë, sot në 'Lule të vetmuara'

Byshrën e përplas një makinë, sot në 'Lule të vetmuara'

08:42, 02/12/2020
A+ Aa A-

Meral dhe Serkan këndojnë me lot në sy në nder të Ejlylit.

Këtë të fundit e merr malli për të ëmën dhe sheh fotografitë e tyre të vjetra.

Kader sheh në ëndërr sikur është nënë dhe mbyt fëmijën e saj ashtu siç bëri nëna e saj.

Dikush pikas Kemalin dhe njofton policinë.

Kader shkon në spitalin psikiatrik dhe interesohet nëse sëmundjet psikologjike janë gjenetike.

Ajo frikësohet se mund t’i ndodhë e njëjta gjë si e ëma.

Kemal planifikon vdekjen e tij në mënyrë që Ejlyl të mendojë se rreziku ka kaluar.

Ejlyl gëzohet kur mëson se Kemal ka vdekur. Songyl mëson se Gynej dhe Selen kanë vendosur të shpërngulen në Amerikë.

Byshra dëgjon Toprakun duke folur fshehtas me Ejlylin dhe gëzohet kur mëson se e motra është gjallë.

Ajo ndjek Toprakun për të mësuar vendin ku ndodhet e motra por përplaset nga një makinë./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco