Nuk ka më dyshime, Rihanna është në lidhje me reperin e famshëm

Nuk ka më dyshime, Rihanna është në lidhje me reperin e famshëm

11:09, 01/12/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Rihanna është në një romancë me reperin A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi.

Burime për “People” tregojnë se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike. Ata janë parë së bashku duke darkuar me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë.

Dyshja kanë bashkëpunuar në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese, për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Kujtojmë se Rihanna i dha fund lidhjes me miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti.

Ndërsa A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco