Prishen raportet? Capital T tha se e mori famën nga ai, Ardian Bujupi i përgjigjet akuzave të tij

Prishen raportet? Capital T tha se e mori famën nga ai, Ardian Bujupi i përgjigjet akuzave të tij

14:56, 30/11/2020
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Capital T ka qenë i ftuar këtë jave në emisionin e Merion Mjekiqit, “Gjoni Black”, ku dha një intervistë të gjatë e të sinqetë për karrierën e tij, sukseset në muzikë, projektet e ardhshme si dhe raportet me kolegët.

I pyetur për raportet që ka me Ardian Bujupin, Capital është shprehur se ai është artist i mirë, dhe bashkëpunimi i tyre “Andiamo” e ka çuar këngëtarin në një nivel tjetër.

Më tej ai u pyet nëse Ardiani është mirënjohës ndaj bashkëpunimit, Kapo u shpreh:

“Ardiani është shumë djalë i mirë por fatkeqësisht nuk e ka treguar maksimalisht veten si mirënjohës për këtë bashkëpunim. S’ia ka ditur vlerën aq shumë sa realisht i ka dhënë input në karrierën e tij.

Atë kohë kur ka qenë “Andiamo”, hit më të madh s’ka pas Ardiani. Pas asaj ka bërë këngë të mira, ka bërë hite të tjera. Jo vetëm atij, edhe mua ma ka dhënë një ‘push’, por atij definitivisht ia ka dhënë një ‘push’ më shumë në tregun shqiptar. S’ka qenë duke mbajt aq shumë koncerte, s’ka pas hite në tregun tonë.

Ai e ka mbajt atë qëndrimin e vet “Unë jam star-i i Gjermanisë”. Prapëseprap unë s’kam asgjë kundër kësaj, unë jam rrit me disa parime të tjera. Nëse një njeri ma jep dorën, unë jam përjetësisht falenderues para atij. Mendoj që ndoshta Ardiani ka qenë i zënë me projekte, s’i ka kushtu shumë rëndësi kësaj pjese, por kur ta dëgjojë këtë intervistë besoj që kanë për t’u sqaruar gjërat dhe do të jemi ‘cool’. Eshtë artist i mirë, mua më pëlqen, por realiteti duhet me u fol.”

Por nuk mund të mungonte reagimi i këngëtarit Ardian Bujupi, i cili në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar: “Nëse ja nisim këtë punë vlla mos fol mas shpine por hina live dhe i shprehim senet. Sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj etj”.

Mos zyrtarisht u shënua prishja e raporteve mes dy djemve?

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco