Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Për 25 vite George Clooney nuk ka vajt tek berberi, ja si i ka prerë flokët e tij

Për 25 vite George Clooney nuk ka vajt tek berberi, ja si i ka prerë flokët e tij

14:37, 30/11/2020
A+ Aa A-

Në vitin2020 për shkak të karantinës shumë njerëz u detyruan që të kujdesen vetë për flokët e tyre, pasi parukeritë dhe berberët ishin të mbyllur.

Sidoqoftë midis tyre nuk është George Clooney i cili i ftuar në një emision mëngjësi rrëfeu se i kishte prerë vetë flokët me një makinë të zakonshme.

‘I kam prerë vetë flokët e mi për 25 vjet. Flokët e mi janë si kashtë dhe për kët arsye janë të lehta për t’u prerë. Nuk mund të bësh shumë gabime’ u shpreh aktori duke treguar dhe modelin e makinës.

Deklarata e la prezantuesen Tracy Morgan të habitur, e cili u përgjigj:

"Nuk është e mundur. Ndaloje, mos e përdor". 

Clooney njihet për humorin e tij dhe shpesh ngacmon kolegët dhe miqtë.

Prandaj është e vështirë të dihet me siguri nëse ai vërtet nuk ka vajtur tek berberi prej 25 vitesh apo ai thjesht donte ti jepte bisedës nota humori.

Por një gjë është e sigurtë me të treguar markën e makinës me të cilën pret flokët , faqja në internet e këtij produkti ra për shkak të trafikut të përdoruesëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco