COVID-19/ Zbulohet festa e fshehtë e ditëlindjes së Rita Ora, 30 të ftuar hynë nga dera e pasme

COVID-19/ Zbulohet festa e fshehtë e ditëlindjes së Rita Ora, 30 të ftuar hynë nga dera e pasme

11:59, 30/11/2020
A+ Aa A-

Ylli i muzikës pop Rita Ora ka shkelur rregullat e izolimit që janë vendosur në Britaninë e Madhe, pasi ka organizuar një festë në 30 vjetorin e saj që ishte ditë më parë.  

Sipas britanikes ‘The Sun’ 30 miq të saj shkuan fshehurazi në një restorant në Londrën perëndimore.

Thuhet se festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Këngëtaren e shoqëronin dhe Cara dhe Poppy Delevingne si dhe motra e saj Elena.

Gjatë natës, oficerët e policisë ishin jashtë restorantit ndërsa përpiqeshin të hynin nga dera e pasme.

 "Rita dhe motra e saj arritën të parët. Ishte e qartë se ata prisnin njerëz ”, tha një burim anonim për të vazhduar: " Kishte shumë mysafirë, të gjithë të veshur me rrobat e tyre më të mira. Ata hynë nga dera e pasme dhe rojet e sigurisë ishin në derën e përparme duke ruajtur djemtë. E gjithë kjo zgjati deri në orët e para të mëngjesit ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco