Ndahet nga jeta aktori britanik

Ndahet nga jeta aktori britanik

18:18, 29/11/2020
A+ Aa A-

Aktori i njohur britanik, David Prowse, i cili luajti Darth Vader në “Star Wars” ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur kompania e tij e menaxhimit.

“Me shumë keqardhje për ne dhe miliona fansa në të gjithë boton, njoftojmë se Dave Proëse ka ndërruar në jetë në moshën 85 vjeçare”, thuhej në njoftim.

Prowse njoftoi në 2014 që vuante humbja e kujtesës dhe gjithashtu ka luftuar me kancerin e prostatës.

Aktori veshi kostumin e zi për të luajtur Darth Vader, por ishte aktori James Earl Jones ai që siguroi zërin e personazhit, pasi theksi anglisht i tij ishte i papërshtatshëm për pjesën.

Ai vazhdoi të luante Darth Vader në të tre filmat origjinalë “Star Wars”, në 1977, 1980 dhe 1983. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco