Në 108 vjetorin e Pavarësisë, Ava Max: Krenare për origjinën time...

Në 108 vjetorin e Pavarësisë, Ava Max: Krenare për origjinën time...

11:26, 29/11/2020
A+ Aa A-

Në ditën e 108 -vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nuk kanë munguar urimet e shumta nga personazhe të njohur për Shqipërinë dhe jo vetëm.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max,  ju bashkua artistëve që ndanë një urim në këtë ditë speciale për Shqipërinnë.

E veshur kuq e zi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ndërsa në një foto tjetër publikoi një pamje të flamurit kombëtar.

“Urime dita e pavarësisë Shqipëri, krenare për origjinën time”, ka shkruar Amanda Koçi, me prejardhje nga Saranda në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, ku disa prej tyre e përgëzuan këngëtaren, për faktin se ajo nuk e harron kurrë çfarë gjaku i rrjedh në vena.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AVA MAX (@avamax)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco