Sot më 28 nëntor 'Ditën e Flamurit'  Gold Ag bëhet baba, ja çfarë emri i ka vendosur djalit të sapolindur

Sot më 28 nëntor 'Ditën e Flamurit' Gold Ag bëhet baba, ja çfarë emri i ka vendosur djalit të sapolindur

08:56, 28/11/2020
A+ Aa A-

Sot më 28 nëntor reperi kosovar Gold Ag së bashku me bashkëshorten e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e gëzuar e ka dhënë vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Çifti janë bërë prindër të një djali të cilin për shkak të datës që ka lindur (28 nëntor) ata e kanë pagëzuar me emrin Gueril.

'Falenderimi i takon Krijuesit te qiejve dhe tokes, qe sot mua dhe nusen time na furnizoi me nje djale.O Allah o Zoti im ty te takon falenderimi, o Zoti im gezoj te gjithe ciftet qe e kerkojne kete dhurate prej teje.Biri im ti linde ne nje dite te vecante per mua, por edhe per mbare popullin shqiptare.Ne kete date gjithmone e festuam festen e flamurit, festuam me vone edhe daljen publike te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Ne kete date lindi nje njeri i madh qe fal pushkes se tij ti sot linde ne liri bire.Djali i babes ti erdhe me 28 Nentor ne ditelindjen e Adem Jasharit.Emrin tend e vendosi edhe data jote, e gezofsh emrin GUERIL, e paq shendetin dhe jeten e gjate, qofsha krenar me ty e jetofsh i lire ne token tende djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos me largo nga meshira jote dhe me bej rob falenderues.”, shkruan Gold Ag në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosovari28/11/2020 18:03

Guerra - lufte. Fjale partizane. Che Guevara.

Shto koment

Denonco