Michael Jordan dhuron për njerëzit e uritur 2 milionë dollarë

Michael Jordan dhuron për njerëzit e uritur 2 milionë dollarë

09:24, 27/11/2020
A+ Aa A-

Jeta e Micheal Jordan është reflektuar më së miri në dokumentarin kushtuar atij të quajtur “The Last Dance”.

Jordan u shpall gjashtë herë kampion i i Chicago Bulls. 

Ky dokumentar u bë fitues i Çmimit ‘Emmy’ dhe një pjesë e të ardhurave të tij do të shkojnë për të uriturit dhe njerëzit e pastrehë.

Jordan këtë të mërkurë falënderoi kompaninë e veshjeve “Airness” për një dhuratë prej dy milionë dollarësh për organizatën, teksa pandemia po rrit ndjeshëm numrin e amerikanëve në nevojë, shkruan CNN.

“Në këto kohë sfiduese dhe në një vit vështirësie të paimagjinueshëm për shkak të COVID-19, është më e rëndësishme se kurrë të ndalosh dhe të falënderosh”, tha 14-herë fituesi i NBA All-Star në një status në Twitter.

"Unë jam krenar që po dhuroj të ardhura shtesë nga ‘The Last Dance’ për ‘Feeding America’ dhe bankat anëtare të saj të ushqimit në Carolinas dhe Chicago”, përfundoi Jordan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco