Vafshin në djall: I lodhur nga talljet, fshati austriak ndryshon emrin

Vafshin në djall: I lodhur nga talljet, fshati austriak ndryshon emrin

08:26, 27/11/2020
A+ Aa A-

Banorët e një fshati austriak do ta nisin vitin e ri me kumbimin në vesh ndryshe të emrit të ri të fshatit, si Fugging, pasi talljet me tabelat e tyre rrugore, veçanërisht në mediat sociale, u bënë ca si tepër shumë për t'u duruar.

Ata më në fund u lodhën nga Fucking - emri aktual i fshatit, për të cilin disa ekspertë thonë se daton në shekullin e 11-të.

Procesverbalet nga një takim i këshillit bashkiak botuar të enjten treguan se fshati me rreth 100 banorë, 350 km në perëndim të Vjenës, do të quhet Fugging nga 1 janari 2021.

Ka pasur një numër në rritje të turistëve anglisht-folës që ndalojnë për të shkrepur fotografi tek tabela në hyrje të fshatit dhe publikuar në mediat sociale.

Disa thuhet se madje kanë vjedhur edhe tabelat, duke bërë që autoritetet lokale të përdorin beton rezistent ndaj vjedhjes kur vendosin të rejat.

Më në fund, një grup në shumicë i fshatarëve vendosi se kishin duruar mjaft.

"Unë mund të konfirmoj që fshati po riemërtohet", tha Andrea Holzner, kryetari i bashkisë së Tarsdorf, komuna të cilës i përket fshati.

"Në të vërtetë nuk dua të them gjë më shumë -  kemi pasur mjaft furi mediatike për këtë emër në të kaluarën," i tha ajo të përditshmes rajonale Oberösterreichische Nachrichten (OOeN).

Sipas të përditshmes austriake Die Presse, fshatarët, të njohur si Fuckingers, "kanë pasur mjaft vizitorë bashkë me  shakatë e tyre të këqija".

Por jo të gjithë duken të lumtur për ndryshimin që pritet.

"Si,  nuk kanë njerëzit ndopak sens humori këto ditë?!" pyeti një lexues i OOeN.

Një tjetër vuri në dukje: "Ata po bëjnë reklamë falas - se duhet të kishin qenë të lumtur që kishin një emër qesharak."

Vendasit kishin zbuluar nga lajmet se  fshati i tyre më parë kishte qënë sfondi për një libër nga romancieri austriak Kurt Palm, që më vonë u shndërrua në një film të quajtur Bad Fucking.

Fshati u banua për herë të parë zyrtarisht rreth vitit 1070, por burimet lokale thonë se ishte një fisnik bavarez i shekullit të gjashtë i quajtur Focko që e themeloi vendbanimin. Një hartë që daton nga viti 1825 mbart  të shkruar fjalën Fuking.

Përtej kufirit në Bavari në Gjermani ekziston edhe një fshat i quajtur Petting.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco