Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shihni si dukej Anxhela Peristeri vetëm 14 vjeç

Shihni si dukej Anxhela Peristeri vetëm 14 vjeç

07:40, 27/11/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ishte e ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan.

Gjatë intervistës, ajo rikujtoi performancën e saj të parë në "Festivalin e Këngës".

Anxhela ka konkurruar për herë të parë në moshën 14-vjeçare. Moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari i solli një video të këtij momenti, duke shkaktuar nostalgji te këngëtarja.

Në videon në fjalë shihet se Anxhela nuk ka ndryshuar shumë, vetëm se në atë kohë kishte shumë më shumë emocione.

“Fustanin ja kisha marrë borxh një shoqes sime. Kam pasur shumë emocione, sepse përveçse ishte hera ime e parë në skenën e Pallatit të Kongreseve ishte dhe viti i parë që festivali u bë live. Nuk jam futur në finale atë vit dhe prapë isha shumë e lumtur vetëm se mora pjesë”, tregoi ajo.

Kujtojmë se pas kaq shumë vitesh, Anxhela ka konkurruar sërish në "Festivalin e Këngës", me këngën e titulluar "Karma".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco