Ana  nuk i përmban lotët: Trokisja derë më derë për të punuar pastruese

Ana nuk i përmban lotët: Trokisja derë më derë për të punuar pastruese

07:26, 27/11/2020
A+ Aa A-

Në puntatën e djeshme të "Përputhen", Ana rikujtoi fëmijërinë e saj.

Ajo u përlot teksa tregoi se ka kaluar shumë sfida dhe peripeci.

Ana tregoi se ka punuar që në moshë të vogël dhe ka bërë punë nga më të ndryshmet, si shitëse në butik, shitëse lakrash në treg apo dhe pastruese.

Ajo tha se nuk kishte as bukë të hante, por sot është krenare me veten për mënyrën si e ka përballuar.

"Vetë personalisht si Ana i kam bërë llojet e punëve, e kam nisur nga shitëse në butik, duke shituar lakra në treg, që në 8 vjeç. Sot kam makinën time, kam një dyqan modest, i kam bërë të gjitha llojet e punëve. Unë i mbështes fort ata që punojnë. Kam punuar dy në tre punë, kam bërë dhe rolin e pastrueses. Trokisja në dyer dhe thoja që a keni nevojë për pastruese, nuk është turp të bësh punë të ndershme. Mua më mohohej buka. Buka, që e kanë edhe qentë nëpër kazana. Unë s'kisha bukë të haja. Unë i kujtoj këto momente sepse jam shumë krenare. Unë për vite me rradhë nuk e pranoja realitetin e jetës time dhe ecja para, mendoja që ecja para, por në të vërtetë unë kisha ngelur po prapë Ana e vogël. Në momentin që unë bëra një pakt me veten, pas një seance që kam pasur me një psikolog, unë falë atij dola nga gropa ku isha futur", u shpreh konkurrentja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco