‘Çfarë viti i shkretë, sot është fat të jesh gjallë’/ Robbie Williams këngë ndryshe për festat e fundvitit

‘Çfarë viti i shkretë, sot është fat të jesh gjallë’/ Robbie Williams këngë ndryshe për festat e fundvitit

18:39, 26/11/2020
A+ Aa A-

Këngëtari i famshëm Robbie Williams ka publikuar këngën për festat e fundvitit që mban titullin “Can’t Stop Christmas”.

Kënga flet për problemet gjatë pandemisë së Covid-19, dhe se festat e këtij fundviti nuk do të jenë të njëjta për shkak të koronavirusit.

“Can't Stop Christmas” është një këndvështrim argëtues i këngës tradicionale të Krishtlindjes që reflekton një 2020 në mes të pandemisë.

Disa nga vargjet e këngës që i kushtohen pandemisë thonë:

“Oh, çfarë viti i shkretë, por sot është fat të jesh gjallë, Fatkeqësisht, disa miq shkuan, Kurrë më parë nuk ka qenë kështu, duket sikur të jemi në luftë”, thotë ai.

Guy Chambers dhe Richard Flack janë producentë të “Can’t Stop Christmas”, ndërsa kënga është pjesë e albumit “The Christmas Present”, në të cilin janë pjesëmarrës shumë emra të njohur, si Rod Stewart, Bryan Adams, Jamie Cullum e Tyson Fury.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco