Pas The Weeknd, Drake bën thirrje publike që ‘Grammy Awards’ të zëvendësohet

Pas The Weeknd, Drake bën thirrje publike që ‘Grammy Awards’ të zëvendësohet

16:28, 26/11/2020
A+ Aa A-

Dy netë më parë, “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce me 6 të tilla.

Por direkt u vu re që këngëtari The Weeknd nuk mori asnjë nominim të vetëm.

Në një postim në Instagram, The Weeknd e quajti “Grammy Awards” të korruptuar, pasi nuk mori asnjë nominim.

Ndërkohë, ka qenë edhe këngëtari i njohur Drake që ka mbështetur The Weeknd.

Drake ka bërë thirrje që “Grammy” të zëvendësohen me "diçka të re që ne mund ta ndërtojmë me kalimin e kohës dhe t'ua transmetojmë brezave që do të vijnë", pasi ai nuk gjeti emrin e kolegut të tij, në asnjë kategori, pavarësisht se ai ka domunuar top listat këtë vit.

Në një postim në Instastory, Drake theksoi se Lil Baby, Pop Smoke, Partynextdoor, Popcaan dhe shumë emra të tjerë të hequr nga lista e çmimeve.

“Mendoj se duhet ta ndalojmë veten të habitemi çdo vit për këtë shkëputje mes muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk përmirësohet.”- ka shkruar ndër të tjera reperi./Burimi: The Guardian./ Përshtati: K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco