‘Dëgjova që më keni kërkuar’, çfarë po sjell Era Istrefi?

‘Dëgjova që më keni kërkuar’, çfarë po sjell Era Istrefi?

14:03, 26/11/2020
A+ Aa A-

Prej kohësh Era Istrefi nuk ka qenë aktive në fushën e muzikës, duke ju munguar kështu ndjekësve besnikë të saj.

E këto fjalë të fansave, kanë arritur deri tek veshi i Era Istrefit, e cila duket se po vjen me një projekt të ri muzikor, shkruan Syri Kosova.

Në fotot e publikuara në Instagram, dyshohet se ajo po xhiron diçka, siç duket një videoklip.

“Dëgjova që më keni kërkuar”, shkruan këngëtarja poshtë fotos.

Presim të shohim se çfarë do të sjellë Era.

Kujtojmë, se vetëm para pak kohësh, këngëtarja  ndau me fansat lajmin se ajo tashmë ka marrë nënshtetësinë angleze.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco