Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Pas shumë kohësh Stresi flet për konfiktet me Noizyn: Pendohem që i kam besuar...

Pas shumë kohësh Stresi flet për konfiktet me Noizyn: Pendohem që i kam besuar...

13:40, 26/11/2020
A+ Aa A-

Stresi dhe Noizy prej kohësh nuk mbajnë më raporte miqësore me njëri-tjetrin.

Vite më parë, ata ishin miq por nuk dihet arsyeja që çoi në prishjen e raportit mes tyre. Dyshja numëron disa konflikte dhe diss-e, por së fundmi Stresi foli për marrëdhënien e tyre në “Roped With Olsi”.

Reperi u pyet nga Olsi Bylyku se për kë pendohet se ka patur miqësi.

Stresi tha: “Ai që bën zhurmë”, duke lënë të nënkuptohet se e fjalën për Noizyn.

Ai u shpreh se dikur kanë qenë shokë, por tashmë është penduar.

“I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që i kam besuar, jam penduar që në bazë të këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh.

Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka, e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe.”, u shpreh Stresi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco