Vëllai i princeshës Diana,Charles Spencer kritikon 'The Crown': Hamendje dhe shpikje...

Vëllai i princeshës Diana,Charles Spencer kritikon 'The Crown': Hamendje dhe shpikje...

15:13, 24/11/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit të serialit “The Crown”, ka reaguar vëllai i princeshë Dianës, Charles Spencer.

Ai u shpreh se ka parë vetëm një episod dhe nuk e ka vazhduar më serialin, pasi ai nuk ka përmbajtje nga jeta e saj reale.

Gjithashtu Charles i bëri thirrje publikut që ta shikojë këtë serial si një trillim.

"Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo ato pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë”.

“Më shqetëson fakti se njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë”, ka deklaruar Spencer.

Kujtojmë se Sezoni i katërt i serialit të popullarizuar ka nisur shfaqjen në Netflix më 15 nëntor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco