Habit mamaja e Klinton Zeqirajt: Klintoni kur lindi ishte kokëmadh dhe i rrudhur...

Habit mamaja e Klinton Zeqirajt: Klintoni kur lindi ishte kokëmadh dhe i rrudhur...

10:44, 24/11/2020
A+ Aa A-

Gazetari i njohur i emisionit investigrativ “Stop”, Klinton Zeqirajishte i ftuar së fundmi në emisonin "Rudina", së bashku me të ëmën, Shegushe Zeqiraj.

Duket, se marrëdhënia e tyrë 'nënë e bir' është shumë e mirë, pasi dyshja ndajnë herë pas here momente me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndër të tjera, mamaja e Klintonit rrëfeu edhe një sekret.

Bëhet fjalë për kohën kur Klintoni sapo kishte lindur dhe sipas saj ai nuk ishte një fëmijë aspak i bukur.

Shegushja tregoi se Klintoni ishte një fëmijë kokëmadh dhe shumë i rrudhur saqë ajo kishte frikë ta lante.

"Po, 9 muaj që isha shtatzënë nuk haja bukë fare, vetëm shalqir dhe djathë dhe më thoshte mami, moj bijë do e lindësh djalin shumë të rrudhur dhe ashtu lindit. Më fal Klinton, ishte kokmadh, i rrudhur dhe unë kisha frikë ta laja, qaja dhe më pas erdhi mami nja 10 ditë në Sarandë dhe ajo ma lante. Nuk e laja dot, ishte shumë i rrudhur dhe thoja nuk e di do bëhet ky apo s’do bëhet, por ja që u bë", tregoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco