J.Lo akuzohet se kopjoi Beyonce në performancën e saj në ‘American Music Awards’

J.Lo akuzohet se kopjoi Beyonce në performancën e saj në ‘American Music Awards’

10:13, 24/11/2020
A+ Aa A-

Jennifer Lopez, dy ditë më parë, serviri një performancë të paharrueshme në  “American Music Awards”.

Kjo performancë e bëri këngëtaren fokusin e mediave rozë orët e fundit.

J.Lo u prezantu me dy hitet e saj të reja, e veshur me një body të zi që i nxirrte në pah format bombastike.

Mirëpo nuk u desh shumë kohë, dhe fansat  e Beyonce, filluan ta akuzonin atë për mashtrim.

Fansat kanë krahasuar performancën e J.Los dhe Malumës me atë të Beyonces dhe Jay Z në “Grammy Awards 2014”.

Ashtu si çifti i njohur, edhe J.Lo me Malumën bënë një kërcim shumë sensual mbi tavolinë.

“J.Lo u vesh ekzaktësisht si Beyonce në Grammys. Madje kopjoi edhe flokët e lagur dhe kërcimin në karrige”- shkroi një fans në Twitter.

“Jo s’më pëlqen, Jlo përfundimisht kopjoi të gjithë performancën e Beyonces, të gjithën”, shkroi një tjetër.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco