Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? Ja si qëndron e vërteta

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? Ja si qëndron e vërteta

22:10, 23/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, në media po qarkullon lajmi se këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjedhura e jurisë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2021”.

U tha se Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Sipas këtij lajmi juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Por mesa duket, nuk është e vërtetë që këngëtarja ka fituar. Në një prononcim për “AbcNews”, drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, ka shpjeguar se është e pamundur që fituesi të shpallet që tani.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor”, u shpreh ai.

Më tej, Leka ka deklaruar se nuk janë pjesë e jurisë anëtarët që janë përfolur, por bëhet fjalë për emra të tjerë dhe gjithçka është bërë për shkak të interesave personal.

Kujtojmë që fituesi që do të zgjidhet në Festivalin e Këngës do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e ardhshëm të “Eurovision”, i cili do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco