‘Njerëzit mbi gjithçka’/ Supermodelet në setin e fotove bardhë e zi plot ndjeshmëri

‘Njerëzit mbi gjithçka’/ Supermodelet në setin e fotove bardhë e zi plot ndjeshmëri

21:43, 23/11/2020
A+ Aa A-

Irina Shayk, Joan Smalls dhe Candice Swanepoel po përmbyllin vitin në një stil të paharrueshëm, pasi u bashkuan për një xhirim të kopertinës për Vogue Greece.

Supermodelet kanë bashkuar forcat për numrin e dhjetorit të botimit të rëvistës së modës, duke pozuar në një përzgjedhje të imazheve bardh e zi.

Modelet më të famshme në planet na ftojnë të shohim përtej bukurisë, në një set fotografik, plot ndjeshmëri me mbishkrimin “Njerëzit mbi gjithçka.”

Bukuroshja ruse Irina, shihet duke pozuar me një fustan të zi me një shpatull, të kompletuar me një dorezë, ndërsa ajo e mbulon fytyrën e saj me duar.

Irina Shayk është vullnetare në River Fund, e cila ndihmon në ushqimin e nevojtarëve. Joan Smalls, një mbështetëse e Black Lives Matter, është një bashkëthemeluese e Donate My Wage, e cila mbledh para nga ata që duan të mbështesin lëvizjen. Candice Swanepoel është pjesëmarrëse në Mothers2Mothers për parandalimin e transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija në Afrikën nën-Sahariane./ Marrë nga Vogue Greece /K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco