Young Zerka pranon se është single dhe kënga e fundit e tij dedikim për Ronelën?

Young Zerka pranon se është single dhe kënga e fundit e tij dedikim për Ronelën?

22:04, 21/11/2020
A+ Aa A-

Young Zerka është një nga këngëtarët të pëlqyer dhe të më komentuar në mediat rozë.

Së fundmi, Zerka i ftuar në “Shiko kush luan”, ka folur për fëmijërinë e tij.

Ai tregon se ka patur pasion futbollin dhe ka dashur të bëhej futbollist dhe për këtë ëndërr të parealizuar në emision ai u përball me sfidën se sa i mire është me penalltitë, pra të bëj gol në portë, ku të ftuarit e skuadrës kundërshtare ishin “portieri”. Nëse nuk do bënte gol, Zerka duhet t’iu përgjigjej pyetjeve pikante që ia bënte kolegia e tij Fifi.

Kënga e tij e fundit titullohet “konflikt” dhe pyetja për këngëtarin ishte nëse ky projekt ishte dedikim.

Ai u përgjigj duke thënë “Jo”, por Fifi e kundërshtoi duke thënë se nuk është e vërtetë, pasi këtë këngë e kanë shkruar bashkë dhe na lanë të kuptojmë se janë frymëzuar nga ndarja e Zerkës që përflitet me këngëtaren Ronela Hajati. Ndërsa pyetjes nëse është single apo jo, ai u përgjigj duke thënë “Po” dhe këtë e konfirmoi edhe Fifi, mikesha e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco