VIDEO/ Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës

VIDEO/ Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës

19:47, 21/11/2020
A+ Aa A-

Javë më parë, u bë me dije se Loredana po shkëputej për pak çaste nga muzika për një prurje të re që anon nga ana filmike, një dokumentar personal nga reperja.

Ditën e sotme, Loredana ka publikuar një video nga dokumentari, që do të publikohet me datë 25 nëntor të këtij viti.

Pjesë e këtij dokumentari, sigurisht që nuk mungonte Mozzik. Në video shihet reperi duke thënë: Po më bën për të qarë!

Artistja ka treguar se ka punuar 1 vit për këtë dokumentar në bashkëpunim me Spotify dhe ai hedh dritë mbi të gjitha zhvillimet në jetën e saj personale dhe profesionale të këtyre 2 viteve.

 “Shpjegimi i 2 viteve të fundit në një intervistë thjesht nuk është e mundur, por përshkrimi i tyre me fotografi është. Këtu janë disa sekuenca për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por sapo ka filluar.” Shkruan reperja më gjerësisht për videon e publikuar.

Kujtojmë se dyshja janë kapur disa herë mat në Gjermani dhe në Kosovë, duke bërë që rrjeti të dyshonte për një rikthim të tyre.

Ata janë prindër të një vajze, me emrin Hana. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco