Një e papritur ndodh në natën e kënasë së Songylit dhe Gynejit, të hënën në ‘Lule të vetmuara’

Një e papritur ndodh në natën e kënasë së Songylit dhe Gynejit, të hënën në ‘Lule të vetmuara’

08:42, 01/11/2020
A+ Aa A-

Zehra njofton Selenin se Songyl dhe Gynej po mbajnë natën e kënasë duke e nxitur kështu kundër çiftit. Songyl dhe Gynej festojnë në shtëpinë e tyre.

Feride i jep një lajm të trishtë Toprakut pas vizitës mjekësore.

Ajo i thotë se nuk mund të bëjë fëmijë. Feride i kërkon divorcin Toprakut por ai vendos t’i qëndrojë pranë.

Xhemre i kërkon Serkanit të qëndrojnë larg pasi nuk dëshiron që Ejlyl të keqkuptohet. Serkan i shpreh ndjenjat Xhemres teksa Ejlyl përgjon bisedën e tyre.

Ejlyl mendon se Xhemre e ka mashtruar.

Dy vajzat zihen në sy të të ftuarve.

Dy burra prishin festën e kënasë duke sulmuar shtëpinë e Songylit dhe Gynejit.

Zehra plagoset dhe përfundon në spital.

Gynej kupton se prapa sulmit të shtëpisë fshihet Selen.

Ai përballet me të ëmën dhe i thotë se do e denoncojë në polici.

Ejlyl mëson se edhe Kader dhe Meral e dinin për marrëdhënien e Xhemres me Serkanin. Kemal telefonon Ejlylin dhe e kërcënon./revistawho.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco