Zhgënjehen fansat e Tolgahan Sayisman

Zhgënjehen fansat e Tolgahan Sayisman

22:50, 31/10/2020
A+ Aa A-

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili është njëkohësisht dhe si  bashkëshort i bukuroshes shqiptare, Almeda  Abazi,  ka nisur xhirimet për një serial të ri, që mban titullin “Seref Sozu” .

Tematika e serialit u pëlqye shumë nga fansat dhe pritej që ky prodhim të kishte sukses.

Por mediat turke, bëjnë të ditur se seriali “Seref Sozu” do të bëjë finalen e tij me episodin e katërt. Tolgahan kishte rol kryesor, por shikueshmëria e dobët e serialit solli finalen e tij.

“Seref Sozu” pritej të kishte shumë sukses, por shkak i dështimit ishte dita e gabuar e transmetimit, në një orar me serialet e tjera shumë të ndjekur si “Osmani”, “Trokit në derën time”, “Sadakatsiz”, etj. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco