Në hapat e babait të saj/ Vajza 22 vjeçare e Michael Jasckon publikon këngën e parë

Në hapat e babait të saj/ Vajza 22 vjeçare e Michael Jasckon publikon këngën e parë

22:42, 31/10/2020
A+ Aa A-

E nisi me një kitarë në dhomën e saj, por vajza e mbretit të Pop-it, Michael Jackson ka publikuar albumin e saj solo.

Paris, 22 vjeçe ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj muzikës, por vetëm tani ajo bërë një hap duke e quajtur veten këngëtare.

Kënga e shkruajtur nga ajo vetë, shënon daljen e saj solo për “Republic Record”s, me të cilin ajo ka nënshkruar një marrëveshje.

“Unë ndihem shumë e emocionuar. Jam e entuzismuar, nervoze, shumë falënderuese dhe shumë e lumtur. Liria për të krijuar, duke mos u thënë se çfarë të këndosh dhe si ta këndosh, çfarë të shkruash; është e mrekullueshme, citon Syri.net. Ashtë një dhuratë, është një bekim," u shpreh ajo.

Paris, vajza e vetme e Michael Jackson ka bërë muzikë me ish-të dashurin e saj Gabriel Glenn, pjesë e bandës së tyre, The Soundfloëers.

Ajo kishte një rol të vogël në vitin 2017 si Rachel Wells në serinë televizive Fox "Star" dhe gjithashtu është shfaqur në serialin "Scream" dhe filmin "Gringo".

Në korrik ajo nxiti polemikë me lajmet për portretizimin e saj të Jezusit si lezbike në filmin "Habit".

Rreth asaj kohe, ajo dhe Glenn debutuan në Dokumente "Unfiltered: Paris Jackson and Gabriel Glenn" në Facebook për jetën e tyre dhe grupin e tyre.

Albumi i parë i plotë i Jackson, "Wilted", do të dalë në treg më 13 nëntor./Marrë nga CNN/ Përshtati K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco