FOTO/ Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

FOTO/ Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

22:26, 31/10/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Ashleee Simpson është bërë nënë për herë të tretë. 36 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Evan Ross kanë pritur fëmijën e tyre të dytë, një djalë të quajtur Ziggy.

Çifti e dha lajmin nëpërmjet një fotoje të vogëlushit në Instagram ku shkruajnë “10-29-2020 Ziggy Blu Ross. Bebi ynë i ëmbël sapo ka arritur. Jam mbi parajsë, ne jemi të bekuar, shkruan Ashlee.

Ziggy është fëmija i dytë për Evan, pasi ata kanë një vajzë 5 vjeçare së bashku. Kujtojmë se këngëtarja e “Pieces of Me”, ka dhe një djalë 12 vjeçar, nga martesa me ish-burrin Pete Wentz./K.H/Syri.net/

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco