Brad Pitt dhe Nicole u ndanë/ Ish e dashura 30 vite më e re reagon për herë të parë

Brad Pitt dhe Nicole u ndanë/ Ish e dashura 30 vite më e re reagon për herë të parë

17:32, 31/10/2020
A+ Aa A-

Dy ditë më parë, burime për “Page Six” konfirmuan se Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski janë ndarë.

Sipas burimeve marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

Ata të dy u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Gjithashtu janë takuar edhe në Gjermani në restorantin e modës Borchard, në pronësi të burrit të Nicole, Roland Mary. 27 vjeçarja është në një martesë të hapur.

Nicole ka reaguar lidhur me lajmet e ndarjes në një koment në llogarinë e saj në Instagram.

Dikush e ka mbështetur duke u shprehur se e kupton nëse çifti është ndarë, pasi trysnia e komenteve negative është shumë e madhe.

“Faleminderit shumë për fjalët. Më duhet ta pranoj se fjalët plot urrejtje nuk të gërvishtin edhe nëse ke një lëkurë të trashë”.- ka shkruar Nicole, duke konfirmuar kështu edhe vetë lajmin e ndarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco