Baba për herë të parë, Gold AG tregon gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti

Baba për herë të parë, Gold AG tregon gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti

22:42, 30/10/2020
A+ Aa A-

Nuk ka shumë muaj që këngëtari Gold Ag i dha fund beqarisë.

Në muajin qershor, ai na prezantoi për herë të parë me bukuroshen zeshkane që i ka vjedhur zemrën, duke ndarë në Instagram disa foto shumë të bukura nga martesa.

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra po presin fëmijën e tyre të parë, ndërsa vetëm tashmë ka vendosur të zbulojë gjininë e bebushit.

Ata do të bëhen me djalë, ndërsa Gold AG tregoi se do t’i vendosë të birit emër shqiptar.

Teksa ishte i ftuar në RTV Dukagjini, ai foli edhe për bashkëshorten, duke u shprehur se nuk dëshiron që askush të flasë për gruan e tij.

“Nuk dua askush të flet për gruan time. E kam për vete atë. Më kanë thënë a ka mundësi edhe për intervistë. Nuk ka mundësi. Ajo nuk është fytyrë publike. Unë jam këngëtar por jam edhe shqiptar. Nuk dua të bëjë gjëra të pahijshme për llajka. Për grua shqiptari edhe të gjuan. Për gra njerëzit futen në bela. Unë gruan e dua fort ama nuk e kam për ta reklamuar në televizione. Ajo është privatësia ime që dua ta ruaj. Asgjë më shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco