Elia Zaharia dhe Princ Leka prezantojnë Princeshën, zbulojnë rastësinë e veçantë të ditës së lindjes

Elia Zaharia dhe Princ Leka prezantojnë Princeshën, zbulojnë rastësinë e veçantë të ditës së lindjes

21:35, 30/10/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë, të një vajze që e quajtën Geraldinë.

Së fundmi, Elia Zaharia Zogu ka reaguar për herë të parë pas lindjes së vajzës së saj.

Ajo falenderoi miqtë për urimet për vajzën, dhe gjithashtu ajo zbuloi se vajza erdhi në ditën, kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lei 30/10/2020 22:21

Duken te fisme. Me jete te gjate princesha e vogel.

Shto koment

Denonco