Ema Roberts për shtatzëninë: E lumtur që nuk kam vajzë...

Ema Roberts për shtatzëninë: E lumtur që nuk kam vajzë...

14:30, 30/10/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur amerikane është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Garrett Hedlund.

Aktorja është shprehur se ndihet e lumtur me faktin se është në pritje të një djali.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Glamour, aktorja 29-vjeçare rrëfeu arsyen pse nuk do të dëshironte të kishte një vajzë.

”Jam përpjekur të mos blej shumë gjëra edhe pse më pëlqen të bëj pazar. E vetmja gjë që mund të them është falë zotit që nuk kam një vajzë sepse thjesht do isha çmendur me aq shumë veshje“, tha aktorja.

Ndër të tjera, Ema sqaroi se si po përgatitet për lindjen në këto kohë të vështira pandemie.

Por, duket se aktorja ka marrë një pauzë dhe është duke e shijuar këtë periudhë shtatëzënie në izolim.

Së fundmi, Ema , ju bashkua listës së gjatë me të famshmit që bënë thirrje për të votuar, pasi në postimin e fundit në Instagram, aktorja ju bëri thirrje qytetarëve amerikanë të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

 

 

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco