Pas lindjes së vajzës, Gigi Hadid shkruan një letër për ndjekësit: Shumë dashuri, jemi të bekuar...

Pas lindjes së vajzës, Gigi Hadid shkruan një letër për ndjekësit: Shumë dashuri, jemi të bekuar...

11:08, 30/10/2020
A+ Aa A-

Modelja amerikane, Gigi Hadid dhe ish këngëtari i One Direction, Zayn Mali kanë mirëpritur rreth një muaj më parë, një vajzë në familjen e tyre.

Dhe pse ato akoma nuk kanë publikuar foto-portret të vogëlushes, madje nuk dihet as emri i saj, çifti herë pas here ka qenë aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi, modelja ndau me ndjekësit një letër të shkruar me dorë, ku tregonte se është e emocionuar nga dhuratat që njerëzit e dashur i kanë dhuruar të voglës së familjes Mali.

“Unë thjesht dua të tregoj… teksa kam gjetur pak kohë, t’ju falënderoj për dhuratat bujare që kemi marrë dhe që nuk kam mundur t’ju falenderoj publikisht.

Nëse nuk kam postuar diçka në rrjetet sociale, nuk është nga mungesa e mirënjohjes, por jam ende një nënë e re që përpiqet t’i rregullojë të gjitha!!! Shumë dashuri, shumë mirënjohje. Jemi të bekuar. Nëse keni dërguar diçka qoftë edhe një mesazh, faleminderit. Unë ju dua”,- shkruante modelja me shkrim dore, në një copë letre.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Gigi, tërhoqi vëmendjen me format perfekte, vetëm një muaj pas lindjes,  teksa ju bëri thirrje për të votuar qytetarëve amerikanë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco