Në 40 vjetorin e saj, Kanye West i bën Kim-it dhuratën e ndjerë

Në 40 vjetorin e saj, Kanye West i bën Kim-it dhuratën e ndjerë

10:43, 30/10/2020
A+ Aa A-

Kanye West dhe Kim Kardashian kaluan një periudhë të vështirë në martesën e tyre,.

Por, siç duket ata po i rregullojnë marrëdhëniet e tyre, dhe me dhuratën e fundit që Kim mori nga Kanye, nuk ka diskutim që gjërat po ecin në rrugën e duhur për çiftin.

 Ai realizoi një hologram tê babait të saj nga parajsa dhe Kim e quajti këtë dhuratën e jetës.

Me një mesazh prej 2 minutash, babai i Kim ‘tregoi’ se ndihet krenar ndihet për familjen që ajo ka krijuar, për pasurinë dhe bizneset e saj, për ndjekjen e studimeve në Drejtësi.

Gjithashtu  ai ‘thotë’ se ajo ka një nënë dhe bashkëshort të mrekullueshëm.

“Hologram nga parajsa. Për ditëlindje Kanye më bëri dhuratën e jetës. Një surprizë speciale nga parajsa. Një hologram të babait tim. Kam qarë shumë. E kam parë kushedi se sa herë. As nuk arrij ta përshkruaj se sa domethënëse ishte për mua dhe motrat e mia, për vëllain tim, për nënën dhe për miqtë e ngushtë. Faleminderit Kanye për këtë kujtim që do zgjasë përgjithmonë”, shkruan ajo.

Ketë dhuratë të çmuar Kanye e përgatiti për 40 vjetorin e Kim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco