Ish banorja e Big Brother humb njeriun e shtrenjtë nga Covid-19

Ish banorja e Big Brother humb njeriun e shtrenjtë nga Covid-19

09:23, 30/10/2020
A+ Aa A-

Gerta Shino ish banorja e "Big Brother", është një nga emrat më të lakuar në mediat rozë.

Së fundmi, me anë të një postimi të bërë së fundmi në InstaStory, Gerta ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit.

Gjyshja e Gertës është ndarë nga jeta këtë të enjte.

 “Sot është një ditë shumë e trishtuar për familjen time. Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna, ishalla një ditë shihemi prape", ka shkruar Gerta.

Por pak më vonë, më postimin e radhës ajo la të kuptohet se shkak i vdekjes së gjyshes ishte pikërisht Covid-19. “Njerëz kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Covid është shumë më keq nga çfarë mendojmë! Bëni kujdes, nuk është shaka! Po bëhet fjalë për jetët tona dhe të njerëzve që duam më shumë!”, është shprehur Gerta.

Kujtojmë se Gerta para pak javësh i dha fund beqarisë duke u martuar më të partnerin e saj parukier.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco