Aktorja e famshme, Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost janë martuar në fshehtësi të plotë.
Çifti i ka thënë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni private, javës që kaloi.
Ky lajm i bukur është dhënë në Instagram nga “Meals on Ëheels America”, ku shkruhet “Të sapomartuar”.
“Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masa e sigurisë COVID-19 të përcaktuar nga institucionet.
Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonëheelsamerica. Ju lutemi merreni në konsideratë që të dhuroni para për të gëzuar çiftin e lumtur”, shkruhet në postim.
Dyshja është njohur në nëntor të vitit 2010, ndërsa lidhja e tyre nisi 7 vite më pas. Ata shpallën fejesën në 2019.
Kjo është martesa e parë e Jost. Johansson është martuar dy herë më parë, me aktorin Ryan Reynolds dhe me biznesmenin francez Romain Dauriac. Ajo dhe Dauriac ndajnë një vajzë.
© SYRI.net